• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Tramp: Siguria e popullit është absolutisht prioriteti më i lartë

Tramp: Siguria e popullit është absolutisht prioriteti më i lartë

Uashington, 12 shtator 2018 (MIA) - Siguria e popullit amerikan është "prioriteti absolutisht më i lartë", deklaroi mbrëmë presidenti amerikan Donald Tramp, ndërsa uragani Florens afrohet drejt bregut lindor të SHBA-së.

Tramp theksoi se Qeveria federale është e gatshme të reagojë.

Ai gjithashtu shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Karolinën Veriore dhe Jugore dhe në Virxhinia, dhe anuloi disa ngjarje.

Derisa Florensi i fuqishëm afrohet drejt bregut lindor të SHBA-së dhe në disa pjesë të tre shteteve amerikane dhe urdhëruar evakuim i popullatës, miliona amerikanë përgatiten për ndoshta njërin nga uraganët më katastrofikë në këtë rajon në dekadat e fundit.

Drejtori i Qendrës nacionale për uraganë Ken Gream paralajmëroi se madhësia e uraganit Florens është "e tmerrshme".

"Lehtë mund të godasë shumë shtete. Nuk është e rrezikuar vetëm pjesa bregdetare", tha Gream.

Për reshje të mëdha, përmbytje dhe mungesë të energjisë elektrike përgatitet edhe Uashingtoni, prefektja e së cilës  Mjuriel Bauzer shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke theksuar se ky është hap i domosdoshëm që të sigurohen resurse dhe mbështetje duke pasur parasysh reshjet disaditore që priten

Qendra Kombëtare e Uraganeve kumtoi se pret që stuhia të prekë tokën të enjten mbrëma ose të premten në mëngjes, duke e përshkruar atë si "një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme".

Florence është një stuhi e kategorisë 4, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 215 kilometrash në orë. Parashikuesit mendojnë se uragani do të forcohet akoma më shumë këto ditë. Kjo është stuhia më e fuqishme që kërcënon rajonin në gati tre dekada.

Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe çrrënjosin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra për javë ose muaj.

Përveç kësaj, parashikuesit e motit presin që uragani Florence të sjellë 38 deri në 50 centimetra shi në zonat ku do të kalojë.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henri Mekmaster parashikon se rreth një milion njerëz do të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Donald Tramp nënshkroi dje deklarata të emergjencës për Karolinën e Veriut dhe të Jugut, për të krijuar mundësinë që të vihen në dispozicion fonde dhe burime të tjera federale.

Ai u tha gazetarëve në Pensilvani: "ne jemi absolutisht të përgatitur" për uraganin Florence. Presidenti pohoi se stuhia mund të shkaktojë dëme të rënda.

Xhef Bajard i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Federale tha se stuhia nuk do të jetë "një goditje kalimthi", por një grusht i drejtpërdrejtë mbi brigjet lindore". Kjo, tha ai, "nuk do të jetë një stuhi nga e cila njerëzit mund ta marrin veten brenda pak ditësh". mb/10:22

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA