Kinë: Nëntë të vdekur, 43 të lënduar pasi një veturë goditi një grup njerëzish

Kinë: Nëntë të vdekur, 43 të lënduar pasi një veturë goditi një grup njerëzish

Pekin, 12 shtator 2018 (MIA) - Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 43 janë lënduar pasi një burrë me veturë hyri në sheshin e stërmbushur me njerëz në Kinë, njoftoi Bi-Bi-Si.

Sipas mediave të tjera, në sulm e humbën jetën tre persona.

Incidenti ndodhi në pjesën jugore të Kinës, në qytetin Hengjang, rreth orës 20 sipas orës lokale.

Në rrjetet sociale janë publikuar filmime dhe fotografi ku vërehen persona të lënduar të shtrirë në tokë pas incidentit përderisa personat e lënduar më lehtë përpiqen t'ju ofrojnë ndihmë. Në filmime vërehet se si njerëzit vrapojnë në përpjekje për të ikur nga vetura.

Policia e arrestoi një burrë 54 vjeçar, përgjegjës për incidentin, ndërsa grupi i njerëzve bënte përpjekje për ta sulmuar.

Gjatë incidentit në shesh ka pasur një ngjarje lidhur me vallëzimin.

Deri më tani nuk ka indikacione se bëhet fjalë për sulm terrorist. bi/shk/19:58

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Shitet shtëpia e modës "Versaçe"

Gazeta italiane "Koriere dela sera" sot kumtoi se ...

NASA zbuloi dy planete të reja

Vetëm pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NA...

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin 2019

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin...

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...