• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 19 Shtator 2018, 

Puxhdemon sot duhet t'i sqarojë dielmat rreth pavarësisë

Puxhdemon sot duhet t

Barcelonë, 16 tetor 2017 (MIA) - Kryetarit katalanas, Karles Puxhdemon  sot i skadon afati nga Madridi zyrtar të sqarojë nëse ka shpallur pavarësi gjatë fjalimit të mbajtur në parlament javën e kaluar.

Pushteti qendror spanjoll i dha afat saktësisht të cekë nëse ka shpallur pavarësi apo jo.

Puxhdemon tha se Katalonja i qaset shpalljes së pavarësisë, por propozoi ngrirje të asaj shpalljeje për disa javë, në mënyrë që të mundësohet dialog për ndërmjetësim me qeverinë spanjolle.

Grupi separatist katalanas Asamblea Nasional Katalana i bëri thirri Puxhdemonit t'i injorojë paralajmërimet nga qeveria qendrore dhe definitivisht të shpallë pavarësi duke cekur se suspendimi i mëtutjeshëm të shpalljes "nuk ka kuptim".

Thirrje të njëjtë drejt tij bëri edhe aleati kyç politik në koalicionin separatist në pushtet në Katalonjë - Kandiatura për unitet popullor, të cilët në letër i bënë thirrje Puxhdemonit definitivisht të shpallë pavarësi nga Madridi.

Zëvendësja e kryeministrit spanjoll, Soraja Saens de Santemaria deklaroi se lideri katalanas Karles Puxhdemon duhet të përgjigjet me "po" ose "jo" ndaj kërkesave të Madridit - të sqarojë nëse ka shpallur pavarësi të Katalonjës.

"Kjo është e thjeshtë - po ose jo. Në duart e Puxhdemonit është të evitojë masa të jashtëzakonshme nga qeveria qendrore dhe ta tejkalojë ndarjen shoqërore", theksoi ajo. ab/shk/08:15

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.