• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 19 Shtator 2018, 

Madridi kërkon deri të enjten përgjigje të qartë nga Puxhdemon lidhur me pavarësinë e Katalonjës

Madridi kërkon deri të enjten përgjigje të qartë nga Puxhdemon lidhur me pavarësinë e Katalonjës

Madrid, 16 tetor 2017 (MIA) - Qeveria e Spanjës, njoftoi se presidenti i Qeverisë rajonale katalanase Karles Puxhdemon nuk u deklarua nëse është shpallur apo jo pavarësia e Katalonjës dhe kërkoi prej tij që të japë sinjal të "qartë" deri të enjten pasdite.

"Qeveria ankohet që presidenti i Qeverisë së Katalonjës vendosi që të mos i përgjigjet kërkesës qeveritare", deklaroi nënkryeministrja spanjolle Soraja Saenz de Santamaria në pres konferencë.

Ajo shtoi se "atë që kërkojnë është dhënia e një përgjigje të qartë". 

Paraprakisht,  ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Katala, deklasoi  se Puxhdemon sot dha "përgjigje të paqartë".

Përgjigja e Puxhdemonit ishte në kërkesë të kryeministrit spanjoll Marijano Rahoj për prononcimin nëse është shpallur pavarësi e Katalonjës apo jo.

Карлес Пуџдемон

Lideri katalanas Karles Puxhdemon nuk dha sot përgjigje të qartë nëse ka publikuar pavarësi të Katalonjë, në letrën e dërguar deri te kryeministri spanjoll Marijano Rahoj.

Në të, ai kërkon dy muaj shtyrje të shpalljes së pavarësisë për shkak të bisedave me Qeverinë qendrore të Spanjës.

Puxhdemon, në një letër prej katër faqeve, bën thirrje në përfundim të "represionit mbi popullin katalanas" dhe mbajtjen e takimit me kryeministrin spanjoll Rahoj që të bisedojnë për gjendjen në Katalonjë dhe të arrijnë marrëveshje.

Ai thekson se dialogu duhet të zhvillohet gjatë dy muajve të ardhshëm dhe me këtë rast kërkoi nga kryeministri spanjoll të ndërpresë procedurën gjyqësore kundër shefit të policisë katalanase. mp/12:19

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.