• A-
  • A
  • A+
E premte, 20 Korrik 2018, 

Spanja kanoset se do t'ia heqë autonominë Katalonjës (PLT)

Spanja kanoset se do t

 Madrid, 18 tetor 2017 (MIA) - Autoritetet spanjolle do të kërkojnë heqje të autonomisë të Katalonjës, në qoftë se liderët e kësaj krahine nuk i tërheqin kërkesat e tyre për pavarësi, deklaroi zëvendëskryeministrja spanjolle Soraja Saenz Santamarija.

"Në qoftë se lideri separatist Karlos Puxhdemon nuk siguron përgjigje të kënaqshme deri nesër, atëherë ai do të provokojë aktivizim të nenit 155 nga kushtetuta", deklaroi sot Saenz de Santamarija nga foltorja parlamentare.

Neni 155 nga Kushtetuta e Spanjës, i lejon Qeverisë në Madrid që drejtpërdrejt të intervenojë në menaxhimin me rajonin  autonom dhe do t'i japë fund sistemit të vetëqeverisjes që është në palcën e sistemit demokratik të vendit.

Pas referendumit të pasuksesshëm për pavarësi të Katalonjës, kryetari i Qeverisë katalanase Karlos Puxhdemon paralajmëroi shpallje të pavarësisë së këtij rajoni, por me veprim të anuluar. Qëllimi i vendimit të këtillë është që të lihet hapësirë për bisedime me Madridin, ndërsa autoritetet qendrore i dhanë afat Barcelonës deri nesër që të japë përgjigje decide se nëse shpall pavarësi apo jo.ff/mp/12:17

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.