• A-
  • A
  • A+
E martë, 19 Qershor 2018, 

"Kur drunjtë bien" premierë në Berlinale

"Kur drunjtë bien" premierë në Berlinale

Shkup, 20 shkurt 2018 (MIA) - Filmi debutues i Marisja Nikituk, bashkëproduksion mes Ukrainës, Polonisë dhe Maqedonisë, sot do ta ketë premierën botërore në festivalin e filmit në Berlin në programin "Panorama".

"Këtë vit, ky film është pjesëmarrja e vetme e Republikës së Maqedonisë në Berlinalen prestigjioze. Nga ana e Maqedonisë në krijimin e tij morën pjesë montuesi Bllazhe Dulev, Aleksandar Pejovski është bashkë-kompositor, ndërsa supervizir dhe kreator i efekteve vizuale është Kërste Gospodinovski me tërë ekipin e artistëve për 3D dhe efekte vizuele", kumtoi Fokus in, producenti i Maqedonisë i filmit.

Gjatë festivalit filmi do të ketë pesë projeksione dhe dy projeksione të mbyllura për profesionistët filmik dhe do të garojë për disa çmime - për filmin e parë më të mirë (50.000), çmimin e publikut në "Panorama", çmimim CICAE Art Cinema, çmimin Peace Film, çmimin e Heiner Carow, çmimin e Jurisë ekumene dhe për etiketën e Europa sinemas (Label Europa Cinemas).

Filmi mori mbështetje financiare nga Agjencia shtetërore ukrainase për film, nga Instituti polak i filmit dhe nga Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë. ab/08:17

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.