Evakuim i bazave ushtarake në SHBA para ardhjes së uraganit Florens

Evakuim i bazave ushtarake në SHBA para ardhjes së uraganit Florens

Uashington, 12 shtator 2018 (MIA) - Marina amerikane zhvendos personelin dhe anijet, ndërsa Aviacioni zhvendos aeroplanë në lokacione të sigurta para stuhisë së uraganit Florens në bregun lindor të SHBA-së.

Florens do të godasë zona ku gjenden disa nga bazat më të famshme ushtarake në SHBA. Qindra marina amerikane së bashku me familjet u larguan nga Kemp Lexhen në Xheksonvil në Karolinën Veriore, edhe pse nuk është publikuar urdhri për evakuim të detyrueshëm. Nga baza është njoftuar se të gjithë ata të cilët do të mbesin do të kenë ushqim, ujë dhe mbrojtje dhe përveç asaj që do të jenë në vijën e lëvizjes së uraganit.

Qendra kombëtare për ndjekjen e uraganeve dha paralajmërim për Karolinën Veriore dhe Jugore. Uragani lëviz me intensitet të njëjtë edhe më tej është i rrezikshëm. Goditje në Karolinën Veriore dhe Jugore pritet nesër. Gjendja do të përkeqësohet brenda ditës, ndërsa goditje më e fuqishme pritet të premten në mëngjes sipas orës lokale.

Banorët në bregun lindor të SHBA-së para goditjes së një prej uraganeve më të rrezikshëm në dekadat e kaluara filluan me evakuimin. Uragani Florens është i kategorisë së katërt - stuhi me shpejtësi prej 215 km/h. Në zonat ku do të godasë uragani jetojnë rreth 5,4 milionë banorë. bi/shk/18:52

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Shitet shtëpia e modës "Versaçe"

Gazeta italiane "Koriere dela sera" sot kumtoi se ...

NASA zbuloi dy planete të reja

Vetëm pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NA...

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin 2019

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin...

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...