• A-
  • A
  • A+
E martë, 16 Tetor 2018, 

Delavi: Nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka që do të dakordësohen Thaçi dhe Vuçiqi

Delavi: Nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka që do të dakordësohen Thaçi dhe Vuçiqi

Prishtinë, 24 shtator 2018 (MIA) - Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka mungesë të legjitimitetit demokratik. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavi, në një intervistë për gazetën “Kohëa Ditore” disa ditë para largimit të tij nga posti në Prishtinë.

“Mendoj se është punë e Kuvendit që të sigurojë legjitimitet demokratik. Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të sigurojë 61 vota për asgjë që lidhet me dialogun, fatkeqësisht”, ka thënë Delavi, duke theksuar se “çdo zgjidhje që del prej dialogut e që nuk ka ndonjë farë legjitimiteti demokratik do ta ketë të vështirë të pranohet”.

Delavi, i cili ka kaluar tre vjet në Kosovë, ka sqaruar edhe pozicionin e SHBA-së ndaj zgjidhjes së përfolur mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, e që thuhet se është një lloj këmbimi i territoreve mes të dyja vendeve.

Delavi në intervistë ka folur edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit për Kosovën, progresin e arritur, por edhe sfidat e mbetura. Ai, po ashtu, ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe vendimit të Qeverisë që kjo të bëhet përmes ligjit dhe jo Kushtetutës.

Ambasadori amerikan foli edhe për rastin e “veteranëve të rrejshëm”, duke kërkuar që debati të mos bëhet për prokurorin e rastit, por të orientohet rreth esencës, që është përgjegjësia ligjore e Komisionit qeveritar. hr/09:01

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...