• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 23 Qershor 2018, 

Përhapet zjarri në Kaliforninë Qendrore, është urdhëruar evakuim

Përhapet zjarri në Kaliforninë Qendrore, është urdhëruar evakuim

Sakramento, 20 shkurt 2018 (MIA) - Një zjarr pyjor po përhapet në pjesët rurale të Kalifornisë Qendrore, përmasat e të cilit u rritën trefish për shkak të erës. Autoritetet urdhëruan evakuim të detyruar, sepse janë rrezikuar rreth qindra shtëpi.

Zjarri, i cili është aktiv nga e diela paradite, shkatërroi 11 kilometra katrorë sipërfaqe në qytetin e vogël Bishop, që gjendet në shpatet lindore të Siera Nevada, në rajonin e përshtatshëm për peshkim, gjueti dhe alpinizëm.

Të paktën 400 zjarrfikës për momentin luftojnë me zjarrin në veri nga ky ish qytet minator.

Autoritetet kumtuan se edhe më tej pritet mot me erë, i cili e pengon shuarjen e zjarrit. sn/mp/08:37

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.