• A-
  • A
  • A+
E hënë, 24 Qershor 2018, 

Mijëra argjentinase protestuan për legalizimin e abortit

Mijëra argjentinase protestuan për legalizimin e abortit

Buenos Ajres, 20 shkurt 2018 (MIA) - Mijëra argjentinase protestuan para Parlamentit me kërkesë për legalizim të abortit dhe paralajmëruan për rreziqet për gratë që kryejnë aborte ilegale.

"Parlamentarët duhet urgjentisht ta ndryshojnë legjislaturën. Brenda vitit kryejnë nga 500.000 aborte ilegale, dhe tek 60.000 prej tyre vjen deri te komplikimi", deklaroi Marta Rosenberg, njëra nga organizueset e Lëvizjes argjentinase për mbështetje të aborteve.

"Propozim ligji për abortet është në Parlament tashmë 12 vite. Edhe sa gra duhet të vdesin apo të vuajnë nga pasojat e abortit ilegal", shtoi ajo.

Gjatë pushtetit të Kristina Kirshner (2007-2015) Argjentina i legalizoi martesat e gjinisë së njejtë, i përforcoi tëp drejtat e travestitëve dhe personave transgjinorë, por presidentja e mëparshme ishte kundër legalizimit të abortit nën presion të Kishës.

Në Argjentinë, aborti është i lejuar me ligj vetëm në rast të dhunimit dhe në rast të rrezikut për jetën e nënës. ab/08:48

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA