• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 23 Qershor 2018, 

Çmim për lidership botëror për presidentin Ivanov

Çmim për lidership botëror për presidentin Ivanov

Shkup, 20 shkurt 2018 (MIA) - Presidenti Gjorge Ivanov mbrëmë në Stamboll e pranoi çmimin për "Lider më të mirë botëror i cili investon në gjeneratën e re", me rastin e shpalljes së "Shkollës për liderë të rinj" për projekt më të mirë me përgjegjësi sociale në Evropë për vitin 2017, nga ana e Forumit botëror të biznes engjujve.

Ivanov në fjalimin e tij porositi se qëllimi i Shkollës për liderë të rinj është që të rinjve më të talenmtuar dhe më të suksesshëm nga Maqedonia dhe nga rajoni t'u mundësohet ajo që nuk mund ta marrin në suaza të sistemit arsimor zyrtar.

Ai, siç kumtoi kabineti i tij, shtoi se Shkolla, e cila financohet nga sektori privat është shembull për partneritet, që investon në shoqërinë dhe ardhmërinë.

Награда Истанбул 2

Në ndarjen e çmimit presidenti i Maqedonisë u shoqërua nga gruaja e tij, Maja Ivanova.

Në Shkollën për liderë të rinj e cila është nismë personale dhe projekt i cili organizohet nën patronatin e presidentit të Maqedonisë, deri më tnai kanë marrë pjesë 320 të rinj nga Maqedonia dhe nga rajoni si dhe mbi 180 ligjerues tlë shquar botërorë nga sfera e politikës, biznesit, inovacioneve, komunikimeve. ab/10:27

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.