• A-
  • A
  • A+
E hënë, 24 Qershor 2018, 

Hiqen tabelat e autostradës me emrin "Aleksandri i Madh"

Hiqen tabelat e autostradës me emrin "Aleksandri i Madh"

Shkup, 20 shkurt 2018 (MIA) - NP "Rrugët e Maqedonisë" në terren i hoqën tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës "Aleksandri i Madh" në Korridorin 10,  ndërsa të cilat sipas vendimit të Qeverisë duhet të zëvendësohen me të reja që do ta mbajnë emrin "Miqësia".

Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veçmë  i kanë porositur 19-të tabelat e komunikacionit me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë.

Me vendimin e Qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informata zyrtare konkrete për procedurën e ndërrimit të emrit "Aleksandri i Madh" në "Aeroporti Ndërkombëtar Shkup".

"E ndjekim zhvillimin e ngjarjeve. Kur të marrim instruksione detajore nga Qeveria, për kryerjen e Vendimit, do të veprojmë sipas tre instruksioneve. Sipas instruksioneve do të rrjedhë edhe procedura  për ndryshim të shenjës me emrin e aeroportit, që është aktivitet i cili do të kërkojë realizimin e  procedurave teknike adekuate, para se të ndodhë vetë faktori i ndryshimit", informuan kohë më parë nga TAV, koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë.

Vendimi për riemërimin e autostradës dhe të aeroportit hyri në fuqi  në datën 14 të këtij muaji, prej se ishte publikuar në "Gazetën zyrtare".

Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, ashtu siç publikoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Davos me homologun e tij grek Aleksis Cipras, është në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë.

Emri i deritanishëm i autostradës "Aleksandri i Madh" përdoret që nga korriku i vitit 2008, ndërsa kjo ishte përcaktuar me vendimin e Qeverisë paraprake.

Nga dhjetori i vitit 2006, sërish, gjithashtu me vendim të Qeverisë paraprake, aeroporti i Shkupit e mori emrin "Aleksandri i Madh". sa/mp/10:37

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA