• A-
  • A
  • A+
E hënë, 18 Qershor 2018, 

Trampi u paraqit në tubimin Aksion Konservativ politik

Trampi u paraqit në tubimin Aksion Konservativ politik

Uashington, 23 shkurt 2018 (MIA) - Në Uashington po mbahet takimi tradicional i republikanëve, i njohur si Aksioni Konservativ Politik (AKP), në të cilin sot u shfaq edhe presidenti amerikan, Donald Tramp.

I prezantuar si forcë konsoliduese i Partisë Republikane, Trampi u drejtua me mënyrën e tij, populiste, shprehi ngushëllime për të vdekurit në sulmet nëpër shkollat, si dhe për njerëzit e vrarë me faj të emigrantëve në fatkeqësi të izoluara komunikacioni në SHBA.

Tramp përsëri e lexoi poemën "Gjarpri", me nëntekst se emigrantët janë "gjarpërinj të frikshëm, të cilët nuk duhet pranuar në shtëpi".

Доналд Трамп ЦПАЦ

Presidenti amerikan ka folur edhe reformat tatimore dhe për "sukseset e politikës së tij ekonomike", si dhe për ligjin për posedim të armëve, kryesisht duke i përsëritur konkludimet e takimit të parmbrëmshëm të Asociacionit Kombëtar të Qitjes (AKQ) për më shumë polici në shkolla dhe për mundësi për blerje të armëve që nga mosha 21 vjeçare.

Ai e përsëriti edhe kërkesën kryesore të AKQ-së, armatimin e profesorëve dhe mësuesve për mbrojtje nga sulmuesit, në mbrojtje të filozofisë së njohur teksaso-republikane "përgjigje e vetme ndaj një djali të keq me armë është një djal i mirë me armë".

Nga foltorja Trampi u përcoll me ovacione. fc/bsh/19:31

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.