• A-
  • A
  • A+
E hënë, 24 Qershor 2018, 

Dimitrov-Rejnders: Maqedonia dëshiron zgjidhje dinjitoze për emrin

Dimitrov-Rejnders: Maqedonia dëshiron zgjidhje dinjitoze për emrin

Bruksel, 23 shkurt 2018 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në margjinat e konferencës në të cilën merr pjesë në Bruksel, është takuar me kolegun e tij belg, Didie Rejnders. Biseda, e cila zgjati rreth gjysmë ore, ishte takimi i dytë mes Dimitrovit dhe Rejndersit, pas takimit në Sofje.

Dimitrovi e ka informuar kolegun belg për vazhdën e reformave në Maqedoni, si dhe për pozicionin në kontestin për emrin.

Pas takimit, Rejnders për MIA-n deklaroi se është i kënaqur që e ka dëgjuar analizën e Shkupit për përparimin e diskutimeve për emrin.

"Isha i kënaqur që e dëgjova analizën e Shkupit për përparimin e diskutimeve për emrin, do të bëjmë gjithçka që të shkojmë sa më larg që është e mundur. Ajo që është tani interesante është që diskutimi udhëhiqet në nivel politik, gjë që bëhet për herë të parë, dhe është inkurajues, por e di që është diskutim që është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Po përpiqemi t'i bindim të dy palët, sepse e di se nuk është e lehtë për asnjërën nga dy palët, dhe përpiqemi rregullisht të flasim për atë me kolegët grekë, si dhe me kolegët nga Maqedonia", shtoi Rejnders për MIA-n.

Belgjika, e cila është një nga vendet më të rezervuara kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së drejt vendeve të reja anëtare, insiston që vendet kandidate të vlerësohen sipas meritave të tyre reformuese.

"Ajo që dëshirojmë të shohim përparim në reforma, dhe atëherë kur shohim se reformat janë bërë, të mund të fillojmë kapituj të rinj të bisedimeve, dhe pastaj vjen anëtarësimi. Por, gjithmonë jam skeptik ndaj përcaktimit të datës për anëtarësim, është shumë e rrezikshme, sepse nëse nuk arrijmë ta organizojmë procesin për datën e caktuar, kjo rezulton si dështim për të gjithë ne, kur në fakt ky është proces evolutiv", deklaroi Didie Rejnders pas takimit me Dimitrovin.

Si edhe me kolegët tjerë evropianë, ministri Dimitrov e ka prezantuar anën e Maqedonisë ndaj kontestit dhe e ka informuar belgun për vijimin e bisedimeve me Greqinë, si dhe për vijimin e reformave në Maqedoni.

Kemi krijuar vullnet të vërtetë për të bërë një Maqedoni evropiane, jo në kuptim të anëtarësimit, por në kuptim të parimeve dhe institucioneve evropiane në Maqedoni dhe se do të jetë verbëri strategjike nga ana e Evropës nëse ky shans nuk shfrytëzohet, ishte esenca e porosisë të cilën Dimitrov, siç tha, ia ka transmetuar Rejndersit.

Mendoj, shtoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, se iniciuam proces të rritjes së Ballkanit, i cili ka shumë histori, ndërsa shumë pak aktualitet dhe ardhmëri dhe ende garohet në fitoret dhe humbjet historike, e jo në atë që sot duhet, si shëndetësi, arsim, gjyqësi, media, deklaroi Dimitrov.

Në kontekst të kësaj shtoi se pret që Evropa ta njohë këtë shans dhe ta shfrytëzojë sepse, siç tha, "regresi ynë ishte në kontekst të pritjes në dhomën e pritjes dhe dyerve të mbyllura dhe hapja e atyre dyerve është përgjegjësia jonë, por edhe përgjegjësi e tyre e përbashkët".

Derisa Dimitrov pati takim me kolegun e tij belg, kryeministri grek Aleksis Cipras në Bruksel, realizoi disa takime në samitin e Bashkimit Evropian, që po mbahet gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Cipras pati takim të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit për momentin kryeson me BE-në dhe me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker. Në takim u bë fjalë për kontestin për emrin.

Cipras, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, u takua edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme Federika Mogerini.

I pyetur nëse ka porosi për kolegët e tij evropianë të cilët sot u mblodhën në samitin evropian, Dimitrov u përgjigj se Maqedonia mund të bëjë shumë për zgjidhje racionale dhe dinjitoze, por nuk mund të pranojë zgjidhje jo dinjitoze.

"Pasi është investimi i madh jo vetëm për ne, por edhe për suksesin e pritur evropian të Ballkanit të cilin mendoj se nuk është i mundur pa suksesin e Maqedonisë. Investimi i madh kërkon edhe angazhim të madh. Shpresoj se këto takime janë në drejtim të angazhimit të rritur", shtoi Dimitrov.

Në fund të samitit të BE-së sonte pritet që kryeministri grek Cipras të mbajë konferencë për shtyp për gazetarët grekë në Bruksel. fb/fc/19:25

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.