• A-
  • A
  • A+
E hënë, 23 Korrik 2018, 

Ambasada gjermane e përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes për emrin

Ambasada gjermane e përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes për emrin

Shkup, 22 qershor 2018 (MIA) - Ambasada gjermane në Shkup sot përmes kumtesës iu uroi kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për arritjen e siç vlerësojnë Marrëveshjes historike për çështjen e emrit, si dhe për ratifikimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë.

"Marrëveshja për këtë çështje shumëvjeçare është arritje e madhe, e cila nuk do të ishte e mundur pa lidership, përkushtim dhe guxim politik nga ana e të dy kryeministrave dhe ministrave Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, të mbështetur nga ndërmjetësuesi i posaçëm Metju Nimic", qëndron në kumtesë.

Zgjidhja e kontestit me ermin, shtohet, promovon ardhmëri të përbashkët evropiane dhe do të sjell mundësi të shkëlqyera për të dy vendet dhe në rajonin, përfshirë edhe prosperitetin dhe sigurinë e rritur. Kjo gjithashtu theksohet do ta hap edhe rrugën euroatlantike të cilën  shumë qeveri paraprake në Shkup e kanë pasur për qëllim.

"E përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes nga ana e Parlamentit dhe u ofrojmë të dy vendeve mbështetje të tërësishme dhe u bëjmë thirrje liderëve, partive politike dhe qytetarëve të dy vendeve t'i njohin përfitimet nga zgjidhja e kontestit shumëvjeçar", qëndron në kumtesën e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup. sn/ab/19:48

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA