• A-
  • A
  • A+
E hënë, 23 Korrik 2018, 

Cipras e plotësoi premtimin, me kravatë të kuqe para deputetëve

Cipras e plotësoi premtimin, me kravatë të kuqe para deputetëve

Athinë, 22 qershor 2018 (MIA) - Pak e kam të vështirë, mirëpo do të adaptohem, tha kryeministri grek, i cili e mbajti premtimin dhe me kravatën e kuqe u paraqit para deputetëve të partnerëve të koalicionit SYRIZA dhe Grekët e pavarur, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Fjalimin e filloi me komentin rreth kravatës, duke thënë se bastet duhet të plotësohen. 

Disa orë më parë, siç publikoi MIA, Aleksis Cipras në takimin me Prokopis Pavlopulos, tha se "nuk do të shpëtojë, duhet të vë kravatë".

Kryeministri grek sot e plotësoi premtimin e vjetër se kravatë do të vë vetëm nëse dhe kur të gjendet zgjidhje për kontestin e Greqisë dhe vendi do të dal nga kriza.

Mbetet enigmë, ndoshta kravata është ajo që e morri në Prespë nga kolegu i tij nga Maqedonia, duke marrë parasysh se ngjyra është e njëjtë. 

Arsyeja për fjalimin të Aleksis Cipras, i cili në vend të mbahet në Kuvendin grek u mbajtë në Palatin Zapio në qendrën e Athinës, është vendimi pozitiv dhe marrëveshja për Greqinë në mbledhjen e djeshme të Eurogrupit.

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, për vendimin e djeshëm të Eurogrupit, Aleksis Cipras sot e informoi presidentin grek, ndërsa në fillim të dialogut para kamerave, pikërisht kravata ishte tema e parë. bi/ab/19:47

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.