• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 22 Gusht 2018, 

Dakordimi në takimet e liderëve që sonte në seancë kuvendore

Dakordimi në takimet e liderëve që sonte në seancë kuvendore

Shkup, 23 korrik 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pasdite do të konvokojë seancë të re në të cilën në rend dite do të jenë zgjidhjet ligjore që u dakorduan në pjesën e paradites në takimin midis katër liderëve të partive më të mëdha në vend. Nëse pasdite arrihet marrëveshje edhe për referendumin, pritet që në rend dite të kësaj seanca të jetë edhe Propozim vendimi për shpalljen e referendumit të cilët sipas informacioneve të MIA-s do të mbahet më 30 shtator.

Nga Kabineti i Talat Xhaferit konfirmojnë se pasdite ai do të caktojë seancë të re, por kanë lënë hapësirë lidhur me vendimin për shpalljen e referendumit, sepse ende nuk dihet nëse kryeministri dhe njëheri edhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të arrijnë njëfarë marrëveshje ose harmonizim lidhur me referendumin për çështjen për emrin. Nëse sot nuk vendoset në rend dite pika për shpalljen e referendumit, atëherë seancë, Xhaferi do të mund të konvokojë të shtunën.

Katër liderët në pjesën e paradites në takimin e sotëm të tretë me radhë në Klubin e deputetëve konfirmuan se kanë arritur marrëveshje për ligjin për financimin e partive politike, Ligjin për Qeveri gjegjësisht se kanë arritur marrëveshje për qeveri teknike para çdo zgjedhje sipas Konceptit të Përzhinës dhe për KSHZ-në.

Paraprakisht edhe Zaev edhe Mickoski i konfirmuan këto marrëveshje të arritura në takimet, ndërsa lideri i partisë opozitare tha gjithashtu se u janë dhënë drejtime  koordinuesve të grupeve të deputetëve që ajo që është dakorduar të vendoset në tekst ligjor dhe të dorëzohet deri në Kuvend. fb/hr/17:37

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Në Gjermani ka rënë breshëri më i madh i regjistruar deri tani në Evropë

Breshëri më i madh që dikur ka rënë në Evropë, ësh...

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...