Merkel: Gjermania duhet të reagojë nëse dikush përdor armë kimike

Merkel: Gjermania duhet të reagojë nëse dikush përdor armë kimike

Berlin, 12 shtator 2018 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel para Bundestagut deklaroi se Republika federale duhet të jetë e përgatitur për të reaguar nëse në zona ushtarake përdoren armë kimike.

Merkel, para deputetëve, tha se "thënë thjesht, nuk mund të shohim anash nëse diku përdoren armë kimike dhe nuk respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, ajo nuk mund të jetë përgjigje". 

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë pjesëmarrjen e vendit të tyre në misionet luftarake. Partneri më i vogël i koalicionit - socialdemokratët, kategorikisht janë kundër çfarëdolloj përfshirje në luftën në Siri.

Të hënën tabloidi gjerman "Blid", duke iu referuar burimeve anonime, njoftoi se Ministria e Mbrojtjes i respekton, me kërkesë të SHBA-së, mundësitë për ndonjë lloj pjesëmarrje të ardhshme të Gjermanisë në veprimet ushtarake nëse qeveria siriane kryen sulme kimike. bi/shk/17:15

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.