• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Mbi një milion persona i braktisën shtëpitë këtë vit për shkak të luftës në Siri

Mbi një milion persona i braktisën shtëpitë këtë vit për shkak të luftës në Siri

Gjenevë, 12 shtator 2018 (MIA) - Komisioni i KB-së, i cili e heton shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri, kumtoi se këtë vit luftimet detyruan mbi një milion njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në një vend tjetër të shtetit, lajmëroi DPA.

Për herë të parë prej fillimit të luftës shtatëvjeçare në Siri numri i njerëzve të zhvendosur për shkak të luftimeve, është aq i madh.

Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Irani, e kthyen kontrollin ndaj territoreve të mëdha nëpër vend në fillim të vitit. Pas luftimeve në provincat Alepo, Damask dhe Dara, të zhvendosurit e brendshëm janë 6,5 milionë nga gjithsejt 18 milionë njerëz. Shumë prej këtyre njerëzve jetojnë në kushte të rënda, pa ujë, ushqim dhe medikamente, si dhe pa strehim adekuat.

KB paralajmëroi se ofensiva e mundshme në provincën Idlib do të shkaktojë krizë katastrofale humanitare.

Në raportin e prezantuar sot të komisionit që e hetoi shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri, thuhet se forcat qeveritare siriane kanë krye sulme kimike me klor disa herë këtë vit. përdorimi i klorit është i ndaluar në pajtim me Konventën për ndalesë të armëve kimike, të ratifikuar nga Siria.

Këtë vit në Siri janë kryer tre sulme me klor - më 22 janar, 1 shkurt dhe më 7 prill. Me këtë, numri i sulmeve gjatë të cilëve është prëdorur armatim kimik prej vitit 2013 e deri më tani u rrit në 39. ab/17:12

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA