• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Kosova mori mbështetje nga Emiratet për anëtarësim në Interpol

Kosova mori mbështetje nga Emiratet për anëtarësim në Interpol

Prishtinë, 12 shtator 2018 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Kosovës kumtoi pasdite se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do ta mbështesin policinë e Kosovës në qëllimin e saj për anëatrësim në organizatën botërore policore Interpol, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Delegacioni i MPB-së kosovare, i kryesuar nga zëvendësministri Selami Shkodra, po qëndron për vizitë zyrtare në EBA, në -prag të sesionit vjetor të Asamblesë së përgjithshme të Interpolit, që në nëntor do të mbahet në Dubai.

Delegacioni kosovar, thuhet në kumtesë, u tkaua me zëvendëssekretarin e Punvëe të Brendshme të EBA, gjeneralin Saif Abdullah Al Shafar, i cili shprehi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol në Asamblenë e përgjithshme të organizatës, që do të mbahet në vendin e tij.

Shkodra, gjatë vizitës theksoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sigurisë është në interes jo vetëm të Kosovës, por edhe të të gjitha vendeve anëtare të atyre organizatave.

"Anëtarësimi i Kosovës në organizatat e sigurisë, posaçërisht në Interpol, është prioritet kryesor i MPB-së, që do ta ndihmojëp Kosovën të kontribuojë për sigurinë rajonale dhe globale, duke u bërë pjesë aktive në këmbimin e informatave për grupe kriminale", deklaroi Shkodra, duke cekur se "Polocia e Kosovës është një ndër policitë më profesionale në rajon dhe ka kapacitet të plotë për bashkëpunim ndërkombëtar". ab/17:55

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA