• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Harаdinaj

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Harаdinaj

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Në këtë takim, siç njoftojnë nga shërbimi për informim i PDSH-së u shkëmbyen mendime rreth situatës politike në rajon si dhe u nda bindja se vota pro referendumit për emrin, e shqiptarëve të Maqedonisë është në interes të shqiptarëve dhe paraqet stabilitet për rajonin.

Bashkëbiseduesit gjithashtu ndanë bindjen se orientimi euro-atlantik i shqiptarëve është garanci për të ardhmen e tyre.

Pas takimit, siç thuhet në kumtesë, Thaçi së bashku me Kryeministrin Haradinaj bënë homazhe te memoriali në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. sn/shk/18:23

###



Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA