• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 22 Shtator 2018, 

Mogerini nesër në takime në Shkup

Mogerini nesër në takime në Shkup

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini nesër do të qëndrojë në Maqedoni, ku pritet të ketë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë dhe me liderin e opozitës, Hristian Mickovski.

Siç informoi pasdite shërbimi qeveritar për shtyp, Mogerini nesër do tëp ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka do të japin deklarata të shkurta për mediumet në Çarshinë e Shkupit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së do të ketë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickovski.

Vizita është në prag të referendumit vijues, në të cilin qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës. ab/18:14

FOTO: MIA Arkivi

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA