• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Zaev - Bllok: Përmbushja e rezultateve të qëndrueshme në reformat e hapë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Zaev - Bllok: Përmbushja e rezultateve të qëndrueshme në reformat e hapë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev, sot, u takua me delegacionin e Mbretërisë së Holandës, të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Stefan Bllok, me të cilin bisedoi për rëndësinë e vendimit të madh historik, para të cilit janë të përballur qytetarët e Republikës së Maqedonisë, referendumit vijues më 30 shtator, si dhe proceseve reformuese në vend për përmbushjen e integrimeve euroatlantike.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev, potencoi se vizita e Bllok po ndodhë në një periudhë historike për Maqedoninë, gjatë fushatës për referendumin, me të cilin është rrumbullakësuar kontesti prej disa dekadash me Greqinë dhe kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të kenë mundësi lirisht dhe në mënyrë demokratike ta shrpehin qëndrimin e vet.

"Kryeministri Zaev shprehi falënderim për mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e vendit tonë si evropian dhe demokratik dhe shprehi bindje se Qeveria mbetet e fokusuar në sigurimin e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme në drejtim të reformave në sferën e gjyqësisë, shërbimeve të sigurisë, administratës publike, lirisë së fjalës dhe sigurimin e përmriësumit të kushteve të mediumebe, për funksionim të mediumeve të pavarura, si dhe vazhdimin e përpjekjeve për intensifikim të luftës kundër korrupsionit", qëndron në kumtesë.

заев блок

Dike sekur se Maqedonia ka bërë hapa të mëdhenj në rrugën drejt stabilitetit të shtetit, shefi i diplomacisë holandeze Bllok, ceket, kryeminsitrin Zaev e uroi për Marrëveshjen e arritur me Greqinë, duke vlerësuar se me të është mënjanuar pengesa e fundit formale për fillim të bisedimeve inkuadruese për anëptarësim të Maqedonisë në NATO, me çka dy vendet e përforcuan rrugën e miqësisë dhe për bashkëpunim më të madh për të mirën e qytetarëve.

Njëkohëpsisht, minsitri Bllok, shtohet, e transmetoi mbështetjen të cilën vazhdimisht e ofron Holanda miqësore, duke theksuar se kjo është e bazuar në përmbushjen e kushteve dhe implementimin e reformave, të cilat, siç nënvizoi, janë kyçe drejt hapjes së rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s.

"Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se respektimi dhe praktikimi i politikës së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi e përmirëson edhe pasqyrën e tërë rajonit dhe hapë mundësi për prosperitet të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor", ceket në kumtesë.

Në takim është biseduar edhe për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral mes Holandës dhe Maqedonisë, i cili tashmë po zhvillohet në suaza të disa projekteve. U konkludua se përmbushja e kushteve të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe inkuadrimi në bashkësinë evropiane do të japë impuls plotësues për zhvillimin ekonomik dhe do të dërgojë porosi drejt investuesve se vendi është interesant për perspektivë afariste, qëndron në kumteësn nga Qeveria. ab/19:26

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...

Një japonez do të jetë turisti i parë në Hënë

Miliarderi japonez dhe tajkun nga fusha e shitjes...

Pol Mekartni me albumin më të shitur në SHBA pothuajse pas 40 viteve

Albumi "Egypt station" (Stacioni egjiptian) i Pol ...

E propozoi stjuardesën gjatë fluturimit dhe ajo u pushua nga puna (video)

Një stjuardesë mbeti pa punë, disa muaj pasi që në...