Mogerini nesër në takime në Shkup

Mogerini nesër në takime në Shkup

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini nesër do të qëndrojë në Shkup, ku pritet të ketë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Mogerini do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov, ndërkaq do të takohet edhe me liderin e opozitës, Hristian Mickovski. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Mogerini dhe Zaev do ta vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku do të japin deklarata të shkurta për mediumet.

Qëllimi i vizitës, thonë nga kabineti i Mogerinit, është të bisedojë për "të ardhmen e marrëdhënieve dhe perspektivën e integrimit në BE për vendin", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Përfaqësuesja e lartë përkujtoi se e përshëndetë "marrëveshjen historike" të arritur me Greqinë për emrin dhe se BE-ja e mbështetë vendin, në pajtim me "angazhimin e përforcuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor".

Vizita e Mogerinit është në prag të referendumit vijues, të caktuar për më 30 shtator, në të cilin qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës. ab/19:32

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Shitet shtëpia e modës "Versaçe"

Gazeta italiane "Koriere dela sera" sot kumtoi se ...

NASA zbuloi dy planete të reja

Vetëm pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NA...

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin 2019

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin...

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...