Tramp firmosi dekret për sanksione gjatë ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet amerikane

Tramp firmosi dekret për sanksione gjatë ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet amerikane

Uashington, 12 shtator 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi dekret për përgjegjësi ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, njoftoi sot këshilltari i Trampit për Siguri Kombëtare, Xhon Bolton.

"Presidenti Tramp e firmosi dekretin. Së shpejti do të publikohet", njoftoi Bolton, përcjell BTA. 

Dokumenti parasheh vendosjen e sanksioneve për persona të huaj dhe organizata të cilat shërbimet speciale do t'i dyshojnë për përzierje në zgjedhje përmes sulmeve kibernetike apo në ndonjë mënyrë tjetër. Në dekret nuk përmenden vende konkrete sepse sipas Bolton, "kërcënimet për zgjedhjet vijnë nga disa burime". Ai kujtoi se administrata disa herë ka njoftuar për shenja për ndërhyrjen e Rusisë, por edhe të Kinës dhe Koresë së Veriut në zgjedhjet. bi/shk/20:16

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.