Ahmeti: Masivisht të votojmë për ardhmëri më të mirë dhe t'ju themi "jo" atyre të cilët nuk ia duan të mirën Maqedonisë

Ahmeti: Masivisht të votojmë për ardhmëri më të mirë dhe t

Dibër, 12 shtator 2018 (MIA) - Nën moton "Së bashku për Maqedoninë evropiane", Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Dibër mbajti takim me qytetarët në kuadër të fushatës për referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator.

"Gjendemi në një kohë shumë delikate, duhet t'i bëjmë analizat e nevojshme që të mos jemi humbës më 30 shtator por fitues. Duhet të gjithë me guxim të punojmë dhe më 30 shtator në mënyrë masive të dalim dhe ta japim votën tonë "për", sepse votojmë për paqe, stabilitet, siguri, marrëdhënie më të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik, ardhmëri më të mirë për të gjithë", porositi para qytetarëve të Dibrës, lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ky referendum, theksoi Ahmeti, është unifikues për maqedonasit dhe shqiptarët sepse për herë të parë kanë kauzë të përbashkët, dhe ajo është anëtarësimi në BE dhe NATO.

"Me marrëveshjen nuk humbet identiteti, as nënshtetësia, e as gjuha. Edhe shqiptarët nuk e humbin identitetin, siç dëshiron të shfaqë dikush. Përkundrazi, me anëtarësimin në NATO dhe BE vendi ynë bëhet më i fortë, identiteti forcohet ndërsa jashtë NATO-s dhe jashtë BE-së ky vend as nuk mund të mbijetojë. Ky është moment historik, sepse vendoset për ardhmërinë tonë. Për atë arsye ju ftoj t'ju thoni "jo" atyre të cilët nuk ja duan të mirën Maqedonisë", tha Ahmeti.

Para të pranishmëve në Dibër foli edhe kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, i cili porositi që ky është moment shumë i rëndësishëm historik dhe se me një rrethim "për" ne vendosim për ardhmëri më të mirë për ne dhe gjeneratat tona. 

Shefi i Shtabit të BDI-së i degës së Dibrës, Ramadan Imeri, 30 shtatorin e vlerësoi si moment historik të cilin duhet ta përkrahim. Ardhmëria jonë e përbashkët, tha ai, është në Evropë ndërsa anëtarësimi në NATO garanton paqe, zhvillim ekonomik dhe siguri sociale. Me daljen tonë masive dhe mbështetjen e referendumit", tha Imeri, idealet tona do të bëhen realitet.

Në tubim morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministra dhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së. bi/shk/20:01

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Shitet shtëpia e modës "Versaçe"

Gazeta italiane "Koriere dela sera" sot kumtoi se ...

NASA zbuloi dy planete të reja

Vetëm pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NA...

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin 2019

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin...

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...