• A-
  • A
  • A+
E hënë, 15 Tetor 2018, 

Ali Ahmeti: Me 30 shtator votojmë për NATO dhe BE

Ali Ahmeti: Me 30 shtator votojmë për NATO dhe BE

Shkup, 19 shtator 2018 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar sot para banorëve të vendbanimeve Shuto Orizare, Butel dhe Çuçer Sandevë, të cilëve u është sqaruar rëndësia e këtij referendumi që njëherit është historik për Maqedoninë për t'u anëtarësuar në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, banorëve prezentë të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit, dhe Çuçer Sandevës u bëri me dije se 30 shtator nuk është një votim i thjeshtë por me 30 shtator votohet ardhmëria e këtij vendi, pra me 30 shtator votohet se a do të kemi shtet stabil me zhvillim dhe përparim.

"Ne na ngelet për detyrë që të mobilizohemi të gjithë dhe suksesi të mos mungojë. Ne kërkojmë NATO, ne kërkojmë Bashkimin Evropian. Të kishim ngelë në duart të Rusisë ne do të ishim përtej Adriatikut. Prandaj vëllezër e motra ne as nuk do ishim në tokat tona, andaj dhe duam anëtarësim në aleancën politiko ushtarake të jemi anëtarë të denjë dhe të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian se ashtu e zhvillojmë ekonominë ashtu do e parandalojmë edhe shpërnguljen e njerëzve që kanë shkuar për një jetë më të mirë dhe kështu krijojmë kushte ti kthejmë. Të mos hezitojmë se të mirat do vinë, nga ne pritet vullnet i fortë dhe i mirë të punojmë pasi vitin e ardhshëm do të anëtarësohemi në NATO dhe ju sigurojë se ne do të jemi në këtë aleancë. Me 30 shtator votohet për Maqedoninë, për të ardhmen e këtij vendi", u shpreh kryetari i BDI-së.

Ahmeti në takimet me qytetarët ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish-kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, deputetët Artan Grubi dhe Ejup Alimi. mb/22:02

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...

Libri kthehet në bibliotekë pas 84 vitesh

Një burrë nga Luiziana i ka shpëtuar një gjobe të ...

Pas Kim Kardashjanit edhe Kanje Uest do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Raperi Kanje Uest është ftuar në Shtëpinë e Bardhë...

Tejlor Suit fituese të Çmimeve muzikore amerikane

Tejlor Suit ka fituar katër çmime, mes të cilave e...

Tre dekada ka përdorë meteorit si mbështetës për derën

Një profesoreshë për gjeologji nga Universiteti i ...