• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Qershor 2018, 

LOD 2018: Skualifikohet Suela Mëhilli, gabim teknik në garën e slalomit special

LOD 2018: Skualifikohet Suela Mëhilli, gabim teknik në garën e slalomit special

Tiranë, 16 shkurt 2018 (MIA) - Suela Mëhilli e ka përfunduar garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Një gabim teknik që në raundin e parë i kushtoi skiatores shqiptare në garën që u shty për shkak të erërave të forta. Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.

Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, me 31-vjeçarin që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special, transmeton Top Channel. mb/09:37

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA