• A-
  • A
  • A+
E martë, 19 Qershor 2018, 

LK: Çelzi dhe Barcelona përballen në Stamford Bridge

LK: Çelzi dhe Barcelona përballen në  Stamford Bridge

Londër, 20 shkurt 2018 (MIA) - Në Stamford Bridge sonte do të luhet takimi i 13-të nga viti 2000 mes Çelzit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje është një nga ato me rivalitetin më të madh në vitet e fundit dhe shpresuar kështu një ndeshje të bukur.

Katalonasit synojnë të arrijnë në çerekfinale për të njëmbëdhjetën herë radhazi, ndërsa skuadra e Kontes e ndihmuar nga publiku vendas tashmë është fokusuar në Ligën e Kampionëve me gjithë forcat.

Antonio Konte ka shumë dyshime për Alvaro Moratan dhe mendohes se mund të lihet në stolin e rezervave.

Faktet interesante para ndeshjes:

- Çelzi shënoi tri humbje në katër ndeshje para se të fitonte dy ndeshje me rezultat 7: 0
 
- "Të kaltrit" kanë vetëm dy humbje në 16 ndeshje kundër ekipeve spanjolle
 
- Barcelona ka shënuar vetëm një humbje në të gjitha ndeshjet zyrtare të sezonit
 
- Katalanasit nuk kanë lejuar gol në portën e tyre në tre ndeshjet në sezonin e fazës së grupeve në LK.
 
- Messi nuk ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshjet e tij kundër Çelzit dhe vetëm një herë i ka mundësuar fitore ekipit  në Stamford Bridge. mp/10:10

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.