• A-
  • A
  • A+
E enjte, 20 Shtator 2018, 

Shaqiri: Nuk frikësohem, vij në Beograd për të luajtur futboll

Shaqiri: Nuk frikësohem, vij në Beograd për të luajtur futboll

Bernë, 12 shtator 2018 (MIA) - Reprezentuesi i futbollit zviceran, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili do të luajë për Liverpulin tek Cërvena Zvedza në ndeshjen e Ligës së kampionëve këtë vjeshtë, tha se nuk frikësohet të shkojë në kryeqytetin e Serbisë.

Shaqiri në Kampionatin botëror në Rusi para dy muajve, golin kundër Serbisë e festoi me bashkimin e duarve në formëpç të shqiponjës, që ishte shkak për kritika, si në Serbi, ashtu edhe në Zvizër.

Ndaj paralajmërimeve se ai do t'i ekspozohet presionit të madh në Beograd, Shaqiri u përgjigj:

"Nuk lejoj asgjë të më frikësojë. Lexova gjithçka ishte shkruar. Shkoj tërësisht në mënyrë normale, të luaj futboll. Nuk frikësohem nga askush", deklaroi Shaqiri.

Liverpuli më 6 nëntor do të jetë mysafir në Beograd, në stadiumin që tashmë të shitur, "Rajko Mitiq". ab/14:34

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA