• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 23 Qershor 2018, 

Shilegov: E hapëm Shkupin për të gjithë

Shilegov: E hapëm Shkupin për të gjithë

Shkup, 3 shkurt 2018 (MIA) - Punuam me përkushtim, me përgjegjësi dhe me nderë, duke i ndjekur nevojat dhe interesat e qytetarëve të Shkupit dhe e hapëm Qytetin për të gjithë. Shkupi tani është qytet i cili funksion sipas nevojave të qytetarëve dhe është i barabartë për të gjithë, tha kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, në raportin e sotëm për punën e bërë në 100 ditët e para nga marrja e funksionit.

Qytetarët, theksoi, tani e shohin qytetin si partner për përmbushjen e ideve të tyre.

"Ndryshimet janë më se të dukshme në 100 ditët e para dhe kjo është e dukshme nga rezultatet e arritura në rrethana jashtëzakonisht të vështira që i hasëm. Menjëherë pas marrjes së pushtetit të qytetit vendosëm punë në dy turne të shërbimeve që punojnë drejtpërdrejtë me qytetarët. Baraka 16, tani punon prej orës 7:30 deri në orën 19:30 dhe qytetarët munden më shpejtë dhe më lehtë t'i kryejnë detyrat e tyre lidhur me pranimin, dhënien, verifikimin e dokumenteve për tatime, taksa dhe kompensime të tjera të Qytetit të Shkupit", tha Shilegov në konferencën e sotme për media dhe shtoi se është implementuar edhe soufter i ri që mundëson tatimpaguesit të fitojnë informacione në kohë përmes SMS-ve apo postës elektronike.

Si prioritet i lartë i theksoi aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e situatës me ndotjen e ajrit për të cilën janë siguruar për tre herë më shumë mjete në buxhetin e qytetit dhe shtoi se vetëm nga tre inspektorë për mjedisin jetësor janë kryer 400 kontrolle nga ardhja e tij në funksion.

"Me këtë u bëmë administrata e parë e cila iu përkushtua zgjidhjes me ndotjen e ajrit në Shkup", potencoi Shilegov.

Shilegov u përqendrua edhe në projektet e tjera të cilat u realizuan në 100 ditët e para nga sfera e sportit, kulturës, arsimit, bashkëpunimi ndërkombëtar, mbrojtja sociale dhe trajtimi human i qenve endacak... sn/shk/15:41

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.