• A-
  • A
  • A+
E hënë, 24 Qershor 2018, 

Shilegov: Sivjet do të fillojë gazifikimi i pjesëve të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore

Shilegov: Sivjet do të fillojë gazifikimi i pjesëve të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore

Shkup, 13 shkurt 2018 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot deklaroi se pret që sivjet të fillojë gazifikimi i qytetit në pjesët të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore dhe të rritet efikasiteti energjetik i objekteve të cilat janë nën qytetin e Shkupit.

Shilegov paralajmëroi se lidhur me këtë të enjten do të ketë takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe me Sektorin për Energjetikë.

"Thjesht është një luftë në të cilën tashmë është vendosur edhe strategjia e përcaktuar nga ana ime si kryetar në bashkëpunim me institucionet e tjera kemi filluar ta implementojmë dhe presim që në afat të mesëm Shkupi më nuk do të jetë i ndotur", tha Shilegov duke u përgjigjur në pyetjen  e gazetarëve pas donimit të pajisjes mjekësore për Spitalin e Fëmijëve Kozle. hr/13:26

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.