• A-
  • A
  • A+
E premte, 21 Shtator 2018, 

Kasami realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Kasami realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Abdush Demiri, në Shkup u takuan me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe në veçanti për procesin e referendumit dhe për anëtarësimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Kasami shprehu gatishmërinë e tij si lider partie dhe i opozitës shqiptare se është i gatshëm për të kontribuar maksimalisht që proceset e rëndësishme që e presin vendin të jenë të suksesshme për një të ardhme më të mirë të përbashkët dhe sa më shpejt vendi të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së.

Të dy palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen për të bashkërenduar çështje që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.

Zyra për informim/ Kabineti i Kryetarit, Bilall Kasami
____________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA