• A-
  • A
  • A+
E martë, 16 Tetor 2018, 

Akuzë e re për maltretime seksuale kundër gjykatësit Kavano

Akuzë e re për maltretime seksuale kundër gjykatësit Kavano

Uashington, 24 shtator 2018 (MIA) - Gjykatësi Bret Kavano, i propozuar nga presidenti Donald Tramp si kandidat për Gjykatën supreme të SHBA-së, përballet me akuza të reja për maltretim seksual në rini.

Gazetari, Ronan Farou, djali i aktores Mia Farou dhe Vudi Alen ose Frenk Sinatra, i cili i pari i publikoi akuzat për maltretim seksual kundër producentit të fuqishëm Harvi Uajnstin, dje e publikoi dëshminë e një gruaje e cila ka studiuar në universitetin "Jeil" me gjykatësin Kavano. Debra Ramirez pohoi se Kavano ishte zhveshur para saj në gjendje të dehur në një aheng. Revista "Njujorket", ku Farou e publikoi artikullin, potencoi se asnjë pjesëmarrës tjetër në aheng nuk ka mundur ta konfirmojë pohimin e Ramirez.

Ajo është gruaja e dytë e cila e akuzon Kavanon për maltretim, pasi ish-shoqja e klasës nga shkolla e mesme Kristin Blejzi Ford e akuzoi se ka tentuar ta përdhunojë. Ford duhet të dëshmojë para Senatit gjatë kësaj jave. Akuza paralajmëroi edhe avokati Majk Avenati, i cili e përfaqëson porno aktoren Stormi Daniells, e cila ka fjetur me presidentin Tramp. Avenati pohon se po e përfaqëson gruan e tretë e cila e akuzon Kavanon.

Kavano është gjykatës i cili ka punuar si përfaqësues juridik në procesin kundër presidentit Bil Klointon, i cili përballet me një seri aferash seksuale dhe më vonë ka punuar edhe si këshilltar i presidentit Xhorxh Bush më i riu. Ai është nominuar për ta marrë vendin e gjykatësit Entoni Kenedi në Gjykatën supreme dhe nëse emërohet pritet opsioni i djathtë të marrë shumicë në gjykatë, e cila shpesh herë e ka fjalën kyçe në kontestet rreth zbatimit të ligjeve kontroverse në SHBA. pritet që emërimi ose ndalimi i nominimit të gjykatësit Kavano të jetë një prej temave kyçe në zgjedhjet e ardhshme të kongresit në SHBA. fb/bsh/08:43

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...