• A-
  • A
  • A+
E martë, 16 Tetor 2018, 

Objektivat e referendumit: Për vendime historike nevojitet unitet dhe vendosmëri

Objektivat e referendumit: Për vendime historike nevojitet unitet dhe vendosmëri

Shkup, 24 shtator 2018 (MIA) - Nuk ka plan B për ardhmërinë e vendit tonë. Meritojmë të jemi pjesë e Evropës për të cilën pritëm 27 vjet. Na duhet vendosmëri, e jo kalkulim. Duhet të kemi qëndrim të ndërtuar sepse merren vendime historike. Porosi të këtillë dërguan mbështetësit për referendumin "PËR" në takimet e djeshme dhe tribunave me qytetarët, vetëm gjashtë ditë para prononcimit në referendum.

I bënë thirrje edhe opozitës të bëhet pjesë vendimmarrjes me të cilin Maqedonia do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Зоран Заев крива Паланка

"Edhe biznesmenët janë me ne, edhe sportistët janë me ne, edhe sindikatat janë me ne, edhe odat ekonomike janë me ne, të gjithë janë me ne. Organizatat civile e udhëheqin luftën, ata janë lajmëtarë të BE-së dhe të NATO.  Të gjithë jemi të bashkuar dhe të unifikuar  dhe për këtë është radha që të qëndrojmë të gjithë së bashku në Maqedoni për çështje të caktuara, ndërsa pikërisht kjo është çështja e cila duhet të qëndrojmë të gjithë", tha dje kryeministri Zoran Zaev nga Strumica, por se nuk mundet partitë më të mëdha të mos kenë qëndrim.

Para qytetarëve të Strumicës Zaev i bëri thirrje opozitës së bashku të ndërtojnë plan për Maqedoni evropiane sepse, siç tha, nuk ka alternativë tjetër.

"Nëse ka, hajde ta dëgjojmë dhe të bisedojmë për të", tha Zaev.

Mbështetësit e referendumit bëjnë të ditur se ky referendum është gjithashtu i rëndësishëm si ai në vitin 1991 sepse tani me integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO duhet të sigurohet ardhmëria e shtetit dhe të sigurohet edhe prosperitet ekonomik. Thonë është bërë kompromis, por marrëveshja është korrekte dhe e drejtë.

Кампања за референдум

"Detyrë e gjeneratës sonë është që të vendosim vulë në pavarësinë e Maqedonisë, të investojmë në stabilitet. Anëtarësimi në NATO nënkupton që Maqedonia të mbetet në kufijtë e njëjtë  dhe askush më të mos pyetet  se a është dhe si është", deklaroi dje shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Duke e komentuar deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov se nuk do të votojë në referendum, Dimitrov porositi se ikja nga referendumi është ikje nga zëri i popullit.

"Referendumi ekziston jo që të ikim nga zgjidhja, por të konfirmojmë zgjidhjen. Për herë të parë për një çështje kaq të rëndë gjetëm zgjidhje që neni 7 konfirmon se qëndron gjuha maqedonase, ndërsa neni 1 konfirmon se gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase", tha Dimitrov.

  Марш За европска МК

Për përfaqësuesit e koalicionit "Dil PËR Maqedoni evropiane", një shtet i cili ka identitet dhe sovranitet të garantuar territorial dhe kufij stabil dhe të mbrojtur, ka mundësi të shkëlqyera që të zhvillohet edhe ekonomikisht, gjegjësisht të rritet edhe numri i investimeve të huaja, që të hapen vende të reja të punës dhe t'u ofrohet perspektivë të rinjve.

"Nëse e realizojmë këtë marrëveshje, garancitë nga Brukseli janë se do të fillojmë bisedime në qershor të vitit të ardhshëm.Kjo nënkupton hapjen e edhe më shumë perspektivave për të rinjtë, për edhe për të gjitha kategoritë e rritura. Nuk ekziston asnjë shtet në Evropë i cili është zhvilluar, pa qenë pjesë e BE-së veçanërisht ish-shtetet komuniste. Të gjitha atyre iu kishte ndihmuar BE-ja dhe NATO-ja që të stabilizohen dhe të bëjnë zhvillim ekonomik", theksoi para qytetarëve të Vevçanit koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski.

Јенс Столтенберг

Porosi me mbështetje dhe besim se qytetarët të dielën do të sjellin vendim të drejtë dërguan edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti slloven, Borut Pahor. 

"Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosim për ta kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar se marrëveshja historike për kontestin me emrin e hap mundësinë për anëtarësim të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë anëtarësimin e barabartë në NATO.

Anëtarësimi në NATO do t'ju japë shans juve dhe fëmijëve tuaj siguri që vjen kur jeni pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t'i japë vendit tuaj votë të barabartë në diskutimet tuaja dhe deklarim të barabartë në vendimet tuaja, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Presidentja e Kroacisë në një video porosi deri tek qytetarët e Maqedonisë porosit se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe në BE.

"Kjo është një mundësi për të kontribuuar ndaj tërë stabilitetit dhe avancimit në Evropën Juglindore, Në fund, vendimi është i Juaji dhe vetëm e drejtë e juaja. Ne do t'ju mbështesim me të gjitha përpjekjet tuaja", thotë në video mesazhin deri tek qytetarët e Maqedonisë shefja e shtetit të Kroacisë.

Presidenti i Sllovenisë në video-mesazhin të drejtuar në prag të referendumit shpreh edhe bindje se qytetarët do të sjellin vendim me të cilin Maqedonisë më gjerë do t'i hapen dyert drejt të ardhmes.

"Të dielën do të vendosni për fatin tuaj. Për fatin e fëmijëve dhe nipërve tuaj. Do të vendosni sipas ndërgjegjes, ashtu siç mendoni se është më mirë për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Si miku Juaj dua t'ju them, ky është vlerësimi im, se për Maqedoninë, për Bashkimin Evropian, për Evropën, për të gjithë ne, ndërsa më tepër për ju, gjëja më e mirë është që të përkrahni marrëveshjen dhe me këtë të hapni dyert për në BE dhe në NATO", thotë Pahor në video mesazh. hr/fb/fc/09:15

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...