• A-
  • A
  • A+
E hënë, 15 Tetor 2018, 

Kabineti i Thaçit informon për takimin me Grabar-Kitaroviq, por nuk e tregon deklaratën e saj për kufijt

Kabineti i Thaçit informon për takimin me Grabar-Kitaroviq, por nuk e tregon deklaratën e saj për kufijt

Prishtinë, 25 shtator 2018 (MIA) - Kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, informoi sot për takimin e tij në Nju-Jork, ku po mbahet Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, por nuk e transmeton porosinë e saj se në Ballkan nuk guxon të ketë ndryshim të kufijve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës nga kabienti presidencial, Thaçi dhe Grabar-Kitaroviq biseduan për perspektivat euroatlantike të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional", ka thënë Thaçi, sipas njoftimit.

Mediat kroate, ndërkaq, lajmëruan se Grabar-Kitaroviq në këtë takim ia kishte kujtuar Thaçit "parimin e Komisionit të Badinterit që kufijt në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë".

"Ishte interesante të bisedohet me presidentin e Kosovës, Thaçi, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën e cila përmendet kohëve të fundit rreth mundësisë për këmbim të territoreve. Këtu, ne jemi mjaft të kujdesshëm dhe ia paraqita argumentet dhe qëndriemt tona, si dhe faktin për parimin e Komisionit të Badinterit se kufijt në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendur në gur", e transmetuan mediumet në Prishtinë deklaratën e Grabar-Kitaroviq pas tkaimit me Thaçin. ab/14:34

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...

Libri kthehet në bibliotekë pas 84 vitesh

Një burrë nga Luiziana i ka shpëtuar një gjobe të ...

Pas Kim Kardashjanit edhe Kanje Uest do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Raperi Kanje Uest është ftuar në Shtëpinë e Bardhë...

Tejlor Suit fituese të Çmimeve muzikore amerikane

Tejlor Suit ka fituar katër çmime, mes të cilave e...

Tre dekada ka përdorë meteorit si mbështetës për derën

Një profesoreshë për gjeologji nga Universiteti i ...