• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 17 Tetor 2018, 

Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra

Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra

Shkup, 25 shtator 2018 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev sonte deklaroi se katër gjëra do të pësojnë ndryshime në Kushtetutë përmes miratimit të një amendamenti, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Ndryshimi i parë është, siç tha, dhënia e përcaktimit gjeografik, e dyta është në Preambulën me përforcim të elementeve konstituive të sovranitetit përmes KAÇKM-së, ndërsa ato janë vendimet për vetëvendosje, vetëqenie, pavarësim, si dhe vizionet për liri dhe demokraci.

"Në nenin 3 janë përforcimi i mosekzistimit të aspiratave jashtë territoreve të Maqedonisë, gjegjësisht mos cenimi i kufijve siç është në kushtetutat e të gjithë vendeve-anëtare të BE-së dhe neni 49 nga Kushtetuta i cili i dedikohet diasporës", tha Zaev në emisionin Top Tema në TV Telma.

Kryeministri potencoi se mbetet kujdesi për diasporën tërësisht, por sipas standardeve të BE-së, siç qëndron në vendet-anëtare të BE-së.

"Këto janë gjërat e përmbajtura në marrëveshjen e cila tanimë është publikuar. Do të duam që këtë ta bëjmë me një amendament që të mos shpenzojmë kohë të panevojshme për më shumë amendamente. Besoj se kjo mundet. Juristët do ta thonë fjalën e fundit, por esenca është kjo", shpjegoi kryeministri Zaev.

Lidhur me preambulën e Kushtetutës dhe se nëse do të fshihet populli maqedonas, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se tekstet e amendamenteve të Kushtetutës nuk janë shkruar dhe nuk është e ndershme të shkruhen para referendumit.

Paralajmëroi se ky proces do të zhvillohet në mënyrë transparente në Kuvend.

"Na pret një proces i cili është tërësisht transparent dhe do të ndodhë Në Kuvend. Por që tani mund të konfirmojmë se populli maqedonas nuk do të fshihet nga preambula", tha Shekerinska.

Ajo i vlerësoi si dezinformata pohimet e këtilla, dhe theksoi se në preambulë edhe një herë do të konfirmohen vendimet nga KAÇKM.

"Populli maqedonas do të jetë në preambulë sepse kjo është në frymën e Marrëveshjes dhe edhe një herë do të konfirmohet se vendimet konstituive të KAÇKM-së të cilët janë baza e sovranitetit tonë do të konfirmohen", tha Shekerinska.

Kryeministri Zaev potencoi se Marrëveshja e Prespës është zgjidhje korrekte dhe juridike dhe e mbështetur në fakte dhe se përfundimisht i realizojmë aspiratat shekullore të baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Ai theksoi se të gjithë burrështetasit evropianë dhe botërorë të cilët e lëvizin botën përpara, Maqedoninë dhe qytetarët i porositën se vendi ka miq, se janë të hapura dyert e BE-së dhe NATO-s dhe të gjithë konfirmuan se vendimi është i qytetarëve të Maqedonisë.

I pyetur lidhur me zbatimin e mbiemrit maqedonas, Zaev tha se kjo është çështje e identitetit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se mundësitë nga anëtarësimi në BE janë të pakufizuara duke e pasur parasysh tregun 500-milionësh dhe përvoja e shumë vendeve si Bullgaria dhe Estonia nga anëtarësimi apo qasja deri te fondet kohezive të Unionit. ff/fab/ 21:35

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...