Sugareski pret 95 për qind realizim të investimeve kapitale, problem kyç paraqet "gazifikimi"

Sugareski pret 95 për qind realizim të investimeve kapitale, problem kyç paraqet "gazifikimi"

Shkup, 12 shtator 2018 (MIA) - Realizimi i investimeve kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve tek buxheti bazë duke përfshirë gushtin paraqet 63,25 për qind. Ministri i resorit Goran Sugareski pret përforcim shtesë të realizimit në tremujorin e tretë dhe të katërt dhe parashikon që deri në fund të vitit të jetë mbi 95 për qind.

Një pjesë e përqindjes të realizimit të investimeve kapitale bie në llogari të borxheve, ku, siç informoi Sugareski, problem kyç është shkalla e gazifikimit për shkak të aktiviteteve të ndërprera për ndërtimin e gazifikimit nëpërmjet Vodno-s. Për atë shkallë janë ndarë një miliardë e 984 milionë denarë, ndërsa janë realizuar 8,6 për qind.

Siç thonë nga Ministria e Transportit, në përputhje me të gjitha studimet, analizat, si dhe vlerësimet e ekspertëve, traseja nëpërmjet Vodno-s është më optimale, ndërsa ky projekt strategjik duhet të vazhdojë. Nevojitet zhbllokim i aktiviteteve, po përfundon shpronësimi, ndërsa operacioni ndërtimor ka kapacitet për të realizuar aktivitetet e parapara.

"Në periudhën e kaluar kishim debat, janë paralajmëruar edhe debate të reja nga ana e Ministrisë të Mjedisit Jetësor ku në mënyrë shumë të qartë i shfaqim të gjitha argumentet sepse gazifikimi gjegjësisht gazifikimi në Vodno duhet të vazhdojë", tha Sugarevski duke shtuar se ekzistojnë argumente se nuk duhet të ketë ndryshim të trasesë që është paraparë në Vodno.

Vështrimi i artikujve të tjerë, tregon se 84 për qind është realizimit i donacioneve kapitaleve nga komunat nga projekti "Dekada e Romëve" për ndërtimin e projekteve infrastrukturore, 65 për qind për hekurudhën me mirëmbajtjen e rregullt të hekurudhave të Korridorit 10, 40 për qind për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për Qytetin e diellit dhe në Gjorgje Petrov ku pritet deri në fund të vitit të plotësohet qëllimi i planifikuar i punës.

Përveç gazifikimit dhe pjesës së hekurudhës një pjesë e kredive të llogarisë janë edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturës komunale përmes KFV bankës, ku pas tenderëve të cilët pritet të shpallen këtë muaj me vlerë prej shtatë milionë euro, pritet realizimi i një pjesë të mjeteve në fund të vitit. bi/mp/14:53

###