• A-
  • A
  • A+
E martë, 18 Shtator 2018, 

Junker për qëndrim unik të BE-së për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor

Junker për qëndrim unik të BE-së për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 12 shtator 2018 (MIA) - Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker i bëri thirrje BE-së të definojë qasje për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Union.

"Na nevojitet definicion për inkuadrimin e Ballaknit Perëndimor. Në të kundërtën, të tjerët do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë dhe t'i japin formë fqinjësisë tonë", tha Junker në fjalimin e tij vjetor para europarlamentarëve për Gjendjen në Union.

"Zgjerimi është tregim i suksesshëm, sepse e bashkuam Evropën edhe historikisht edhe gjeografikisht", thotë Junker.

Ai theksoi se në politikën e zgjerimit mbeti akoma punë për t'u bërë, dhe përkujtoi se BE-ja duhet të vazhdojë të eksportojë stabilitet, siç e bën këtë kur bëhet fjalë për zgjerimin.

"E dua Evropën dhe do ta dua prëgjithmonë", theksoi Junker nga foltorja në Parlamentin evropian.

Ai bëri thirrje për unitet më të madh në BE, në të gjitha sferat e politikës së brendshme dhe të jashtme.

"Kur jemi të bashkuar, ne evropianët jemi fuqi pa të cilën nuk mundet", tha Junker.

Ai vlerësoi se BE-ja sot është garantuese e paqes dhe bëri thirrje për luftë kundër nacionalizmit, i cili, sipas tij, nuk kërkon zgjidhje por fajtorë.

Në fjalimin e tij të fundit si kryetar i Komsiionit, Junker u angazhua për BE të hapur, e cila "nuk ua kthen shpinën të tjerëve, posaçërisht atyre të cilët pësojnë". Junker bëri thirrje për "reformë ballkanike të politikës së emigracionit" dhe për kompromis në BE rreth kësaj çështjeje.

"Zgjidhjet rrjedhëse në këtë sgerë nuk janë të mjaftueshme për ne, na nevojitet solidaritet i përhershëm dhe më i organizuar", thotë Junker.

Junker u angazhua për përforcim të sigurisë së kufijve të jashtëm të BE-së, si dhe për heqje të mundshme të kufijve të brendshëm.

"Nëse mbeten, ky ëashtë hap prapa për Evropën", vlerësoi Junker.

Duke folur për politikën e emigracionit, kryetari i Komisionit evropian bëri thirrje për luftë kundër emigracionit ilegal, kthim të personave të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin e BE-së, por edhe për hapje të emigracionit legal.

"na nevojitet fuqi e kualifikuar punëtore", tha Junker.

Sa i përket Brekzitit, ai konfirmoi se e respekton vendimin e Britanisë së Madhe për ta braktisur BE-në, por se thellësisht ndjen keqardhje për këtë. Ai tha se askush që e braktisë BE-në nuk mund të mbetet pjesë e tregut të vetëm. Ai posaçërisht e theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kufirit me Irlandën, por gjithashtu edhe marrëdhëniet e ardhshme.

"Pas 29 marsit të vitit të ardhshëm, Britania e Madhe nuk do të jetë cili do vend i tretë, por mike e afërt dhe partnere e BE-së", konkludoi Junker.

Në fjalimin e tij para anëtarëve të Parlamentit evropian, Junker bëri thirrje për mbrojtje të lirisë së mediumeve në Evropë dhe tha se liria e mediumeve nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

"Nuk ka demokraci pa liri të shprehjes", potencoi Junker.

Ai sot dërgoi letër të qëllimeve drejtuar kryetarit të PE-së, Antonio Tajani dhe kryesuesit aktual me Këshillin e Evropës - kryeminsitrit austriak, Sebastian Kurc, në të cilën i ceki iniciativat kyçe të Eurokomisionit në periudhëpn në vijim.

Ato kanë të bëjnë me përforcimin e ekonomisë dhe investimet në BE, ndërlidhjen përmes tregut të përbashkët digjital, forcimit të Bashkimit Evropian dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, forcimit të tregut të brendshëm dhe industrisë në BE, forcimit të Unionit ekonomik dhe monetar, tregtinë me botën, mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe punën e politikës së re të emigraqcionit dhe forcimin e rolit të BE-së si lojtare globale në skenën botërore. ab/18:41

###

 

 

NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA