• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Qershor 2018, 

Gjeneral Aun: Do t'i shfrytëzojmë të gjitha mjetet kundër Izraelit

Gjeneral Aun: Do t

Bejrut, 20 shkurt 2018 (MIA) - Ushtria libiane do t'i përdorë të gjitha mjetet të cilat i posedon që t'i kundërvihet agresionit të mundshëm izraelit me çdo kusht, paralajmëroi komandanti i forcave të armatosura libaneze, Xhozef Aun.

"Konfirmojë se kategorikisht refuzoj shkeljet e sovranitetit libanez nga ana e armikut izraelit si dhe shkeljet e së drejtës së shenjtë të Libanit për t'i përdorur të gjitha burimet ekonomike", ka shkruar gjenerali Aun në Tuiter.

Бенјамин Нетанјаху

Deklarata e tij erdhi pasi që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu para dy ditësh në Konferencën e Sigurisë në Munih paralajmëroi se Izraeli do të veprojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij në Lindjen e Mesme pas çka reagoi ministri i Mbrojtjes i Libisë Jakub Saraf.

Saraf theksoi se Libani është i përgatitur për t'u mbrojtur nëse Izraeli e sulmon territorin libanez.

"Dronin izraelit e kam mbi kokë 15 vitet e fundit, por vendi im nuk ka synime luftarake kundër askujt. Megjithatë do të mbrohemi. Ne jemi për paqe, por nuk do të durojmë asnjë kërcënim dhe nuk do të pranojmë asnjë agresion", theksoi Safar të dielën në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Së fundmi diplomatët amerikanë ndërmjetësojnë midis dy vendeve pasi u rritën tensionet bilaterale për shkak të murit kufitar të cilin e ndërton Izraeli dhe vendimin e Libanit për t'i hetuar burimet energjetike në bregdetin e saj, ndërsa në afërsi të ujërave territoriale të kontestuara.Антонио Гутереш

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh dje shprehu shqetësim për mundësinë e një përplasje të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Hezbolahut.

"Jam shumë i shqetësuar për shkak të faktorëve vështirë të parashikueshëm në të gjithë rajonin. Makthi më i keq do të ishte përplasje e drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Hezbolahut. Niveli i shkatërrimit në Liban do të ishte katastrofal, që domethënë, ekziston shqetësim i madh rreth kësaj situate", theksoi Guteresh, duke menduar në grupe të shumta paraushtarake nga Siria të cilët po afrohen në drejtim të kufirit me Izraelin.

Hezbolah është krijuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar si lëvizje e rezistencës ndaj okupimit izraelit të Libanit Jugor, por nga viti 2006 mes tyre nuk ka pasur përplasje të madhe. bi/mp/08:05

###

 

 

NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA