• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 17 Tetor 2018, 

Liderët e BE-së nuk arritën përparim në bisedimet për emigracionin në Salcburg

Liderët e BE-së nuk arritën përparim në bisedimet për emigracionin në Salcburg

Salcburg, 20 shtator 2018 (MIA) - Liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën përparim të dukshëm në tejkalimin e dallimeve rreth çështjeve të emigracionit gjatë bisedimeve të djeshme në qytetin austriak Salcburg.

E vetmja gjë për të cilën u dakorduan është se Unioni duhet të bashkëpunojë ngushtë me Egjiptin rreth kësaj çështje, kumtuan herët në mëngjes pjesëmarrësit e samitit. Gjithashtu u shpreh mbështetje e veçantë për bisedime mes BE-së dhe Egjiptit edhe për një samit kushtuar bashkëpunimit lidhur me emigrantët dhe bashkëpunimin ekonomik, i cili do të mund të mbahej gjatë muajit shkurt në Egjipt. Tusk do t'ia prezantojë idetë e tij presdientit egjiptian Fatah al Sisi, me të cilin së shpejti do të takohet në Nju-Jork.

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker për DPA-në deklaroi se vendet-anëtare nuk arritën mjaftueshëm kompromise në ditën e parë të samitit joformal. Italia, Austria dhe disa vende nga Evropa Qendrore pohojnë se mënyra e vetme për t'u penguar emigracioni ilegal është të përforcohen kufijt e jashtëm të BE-së. Në të njejtën kohë, ato i hedhin pishtë të gjitha tentimet për risistemim të kërkuesve të azilit në suaza të Unionit.

Qeveri të tjera dëshirojnë të zgjidhet ky problem, duke u frikësuar se ky do t'u ndihmojë partive populiste të fitojnë numër të konsiderueshëm të votave në zjgedhjet për Parlamentin evropian vitin e ardhshëm.

Disa vende i kundërshtojnë planet për zgjerim të mandatit dhe personelit të Fronteksit, agjencisë për sigurim të kufijve të jashtëm të BE-së.

"Diskutimi për aspektet e brendshme të emigracionit konfirmoi se dallimet mbeten", deklaroi një burim nga BE-ja lidhur me bisedimet që u zhvilluan gjatë darkës së mbrëmshme të liderëve.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe sot.

Gjatë arritjes së darkës, Junker sërish bëri thirrje për solidaritet në Evropë, duke shtuar se ata të cilët refuzojnë t'i pranojnë refugjatët, duhet ta ndajnë atë barrë në mënyrë tjetër. ab/08:08

###

NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...