• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 17 Tetor 2018, 

Eurokomisioni shtroi padi kundër Polonisë para Gjykatës së BE-së

Eurokomisioni shtroi padi kundër Polonisë para Gjykatës së BE-së

Bruksel, 24 shtator 2018 (MIA) - Komisioni Evropian sot shtroi padi kundër Polonisë para Gjykatës së BE-së për shkak të "shkeljes së parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor".

Eurokomisioni njëherësh kërkon prej Gjykatës të japë masa të përkohshme kundër Polonisë deri në sjelljen e zgjidhjes përfundimtare për padinë, me të cilën kërkohet Varshava të përgjigjet për shkak të miratimit të Ligjit për Gjykatën Supreme.

Sipas Komisionit, ndryshimet e Ligjit nuk janë në pajtim me kërkesat dhe rekomandimet e BE-së.

Me Ligjin ulet kufiri i moshës për pensionin e gjykatësve në Gjykatën Supreme prej 70 në 65 vjeç, me çka 27 prej 72 gjykatësve duhet të shkojnë në pension. Dispozitat e reja për pensionim në Ligj e prekin edhe presidentin aktual të Gjykatës Supreme, i cili duhet të shkojë në pension para skadimit të mandatit të tij gjashtëvjeçar.

Komisioni Evropian kërkon nga Gjykata e BE-së të prononcohet për padinë sa më shpejtë që mundet.

Европски суд на правдата

Brukseli ia dorëzoi vërejtjet e veta për ndryshimet ligjore Varshavës më 2 korrik, me rekomandime plotësuese të dërguara më 14 gusht, Përgjigjet e Varshavës për dy dokumentet, sipas vlerësimeve të Eurokomisionit, nuk i kanë mënjanuar druajtjet e saj lidhur me respektimin e pavarësisë së gjyqësisë.

Eurokomisioni edhe më tej vlerëson se Ligji nuk është në pajtim me rregullat e BE-së, pasi është në kundërshtim me dispozitat për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke e përfshirë edhe për mosndryshimin e gjykatësve, me çka Polonia i shkel obligimet e veta nga Marrëveshja për Unionin dhe nga Karta për të drejtat fundamentale.

Komisioni që vitin e kaluar në dhjetor u kanos me aktivizimin e nenit 7 të Marrëveshjes për Unionin, me çka do të mundësohej marrja e të drejtës së votës për Poloninë në institucionet e bllokut.

Që atëherë përfaqësuesit polakë dy herë janë marrë në pyetje para Këshillit të BE-së, por ata mbetën në qëndrimin e tyre duke i hedhur poshtë vërejtjet e Komisionit Evropian.

Vendimi i fundit i Eurokomisionit pason pasi të mërkurën eurokomisarët në seancën e tyre e shqyrtuan çështjen për qeverisjen e të drejtës në Poloni, por nuk sollën vendim për ngritjen e padisë kundër vendit para Gjykatës së BE-së.

Një ditë më parë, as Këshilli i ministrave i BE-së nuk solli vendim për vazhdimin e mëtejmë të procedurës ndëshkuese kundër Polonisë në bazë të nenit 7 të Kartës së Unionit.

"Akoma shpresojmë se është e mundur të vijmë drejt një marrëveshje me Varshavën", deklaroi ministri austriak për Çështje Evropiane, Gernot Blimel, vendi i së cilit është kryesues aktual me BE-në.

Франс Тимерманс

Paraprakisht, nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans deklaroi se lajmet e Polonisë "nuk janë të mira dhe se afati po skadon".

"Nga seanca e parë dëgjimor e Polonisë gjatë qershorit e deri më tani, gjendja nuk është përmirësuar. Rekomandimet e Komisionit nuk janë zbatuar dhe filloi procedurë për emërimin e gjykatësve të rinj supremë në kundërshtim me angazhimet evropiane", theksoi Timermans.

Ai theksoi se sjellja e Varshavës nuk tregon se autoritetet polake i pranojnë angazhimet e Komisionit Evropian. shk/15:22

###

NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...