• A-
  • A
  • A+
E hënë, 15 Tetor 2018, 

Merkel: Londra duhet të vendos se çfarë dëshiron prej negociatave për Brekzit

Merkel: Londra duhet të vendos se çfarë dëshiron prej negociatave për Brekzit

Berlin, 25 shtator 2018 (MIA) - Britania e Madhe duhet të sjellë vendim se çfarë dëshiron më saktë prej negociatave për Brekzit, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin para përfaqësuesve të kompanive gjermane.

Sipas Merkelit, Brukselin dhe Londrën i presin prej gjashtë deri në tetë javë punë e mundimshme për arritjen eventuale të marrëveshjes gjatë tetorit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

"Ekonomia dëshiron pozita të qarta. Më e rëndësishme është se çfarë dëshiron Britania e Madhe. Deri më tani diskutimet nuk ishin shumë të qarta", vlerësoi Merkel.

Ajo nga fillimi i paralajmëroi Qeverinë në Londër se nuk mund ta pranojë vetëm atë që i përgjigjet prej tregut të përbashkët të BE-së.

"Nuk mund të jesh pjesë e tregut të vetëm, vetëm në një sferë, por jo edhe në tre të tjerat", theksoi Merkel.

Zyra gjermane vlerësoi se marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së duhet të rregullohen "sa më shumë që është e mundur në mënyrën më korrekte", pasi nëse ato janë shumë të përgjithshme, periudha e përcaktuar kalimtare prej 21 muaj nuk do të jetë e mjaftueshme për arritjen e marrëveshjes së plotë. shk/14:20

###

Mozaik

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...

Libri kthehet në bibliotekë pas 84 vitesh

Një burrë nga Luiziana i ka shpëtuar një gjobe të ...

Pas Kim Kardashjanit edhe Kanje Uest do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Raperi Kanje Uest është ftuar në Shtëpinë e Bardhë...

Tejlor Suit fituese të Çmimeve muzikore amerikane

Tejlor Suit ka fituar katër çmime, mes të cilave e...

Tre dekada ka përdorë meteorit si mbështetës për derën

Një profesoreshë për gjeologji nga Universiteti i ...