• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 23 Qershor 2018, 

Caktohen dy seanca plenare, do të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit

Caktohen dy seanca plenare, do të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit

Shkup, 20 shkurt 2018 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas mospasjes dyjavore të aktiviteteve plenare për shkak të udhëtimeve zyrtare të deputetëve, sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 26-të, ndërsa pas saj edhe seancën e 34-t.

Deputetët në kuadër të seancës së 34-t do të debatojnë për propozim-zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të RM-së, i dorëzuar nga një grup deputetësh, propozim-vendimin për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarët e KSHZ-së, propozimi për shkarkim të kryetarit dhe anëtarët e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim-ligjet për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për transport hekurudhor ndërkombëtar (KOTIF) nga 9 maji i vitit 1980 i përmbajtur në Protokollin nga 3 qershori i vitit 1999 (Protokoll i miratuar në Vilnus), për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e turizmit, për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe për ratifikim të Marrëveshje midis qeverive të Maqedonisë dhe Izraelit për evitim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e fitimit. 

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për gjykatat, për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për mbrojtje të informatorëve, për Avokatin e Popullit, të gjithë në lexim të dytë, për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për ndërtim, të dytë me procedurë të shkurtuar. Deputetët do t'i shqyrtojnë edhe plotësimet e ligjeve për të punësuarit në sektorin publik, për Drejtorinë për të Ardhura Publike, për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, për procedurë tatimore, për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së 26-të është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar. ff/mp/07:54

###